Dr Roloviq: A E DËGJON KUSH ZHURMËN NGA ISH “EKSPRES RESTORANTI”?

Milan-RolovicKëshilltari i Frontit demokratik dr Millan Rolloviq ka ftuar pushtetin lokal të bëjë përpjekje që të zvogëlohet volumi i muzikës e cila për çdo natë performohet në tarracën e ish “Ekspres restorantit” në Plazhin e vogël.

“Siç afrohet sezoni drejt kulmit, ashtu edhe decibelët e muzikës së gjallë nga kjo tarracë rriten”, tha ai në Kuvendin komunal duke shtuar që nuk kërkon dënimet për pronarët e objekteve dhe qiramarrësit.

“Vetëm kërkojë që disi të zvogëlohet lartësia e muzikës në mënyrë që të mbrojmë veten dhe mysafirët e vet të cilët janë gjithnjë e më pak tek pronarët privat të apartamenteve pikërisht për shkak të muzikës së lartë”, tha Rolloviqi.

Ai theksoi që vitet e mëhershme qytetarët që jetojnë në afërsi të këtij objekti kanë nënshkruar peticione, por çdo gjë mbeti pa efekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi