Dr. S.Abazoviq dhe Dr. D.Vujosheviq: KORONAVIRUSI DHE TESTIMI

Tek ne momentalisht ekzistojnë tre lloje testesh: testet e shpejta të antigjenit, testet serologjike dhe ato PCR.

Testet e antigjenit (testet e shpejta) bëhen duke marrë një tampon me mukusin nazal (nga hunda). Me këtë test detektohet prania e “kompleksit” antigjen i cili krijohet në mukusin e hundës si përgjigje ndaj pranisë së virusit.

Koha optimale për testim është 3 deri në 6 ditë nga paraqitja e simptomave të parë (temperatura e lartë, ethet, lodhja). Testi u aprovua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe është pjesë e testimit të përditshëm në të gjitha nivelet e mbrojtjes shëndetësore. Testi antigjen i cili rezulton pozitiv është tregues relevant i pranisë së koronavirusit dhe nuk duhet të vërtetohet me testimin PCR. Testi negativ, tek pacientët me simptome, duhet të vërtetohet me testimin PCR.

Testet shpejta të antigjenit - Ilustrimi
Testet shpejta të antigjenit – Ilustrimi

PCR testimi bëhet nga mukusi i hundës dhe i fytit. Për momentin është metoda më e ndjeshme dhe më e përdorur e biologjisë molekulare. Paraqet standardin e artë të testimit ndaj koronavirusit. Kur personi infektohet me SARS-Cov-2, koha mesatare e zhvillimit të simptomave (periudha e inkubimit) është pesë deri në gjashtë ditë, me periudhë të mundshme 1-14 ditë nga ekspozimi. Prandaj, koha optimale për testim është katër ditë pas kontaktit kritik. Përqendrimi i virusit është më i larti në kohën e paraqitjes së simptomave, prandaj pacienti atëherë është më infektues.

Pasi PCR detekton materialin gjenetik të virusit (e jo virusin “e gjallë”), tek disa pacientë mund të jetë i pranishëm për një periudhë të gjatë në mukusin e hundës, por pacienti me shumë mundësi nuk është infektiv. Për këtë arsye testimet kontrolluese nuk janë të nevojshme!

Foto: Dr. Danijela Vujosheviq
Foto: Danijela Vujosheviq

Testet serologjike bëhen nga gjaku periferik ose serumi. Shërbejnë për detektimin e antitrupave, “komplekseve” që krijohen në organizëm si përgjigje ndaj pranisë së virusit, e mund të detektohen në gjak, gjegjësisht në serum.

Për infeksionin e koronavirusit janë të rëndësishme dy grupe të antitrupave: IgM dhe IgG.

IgM janë tregues të infeksionit “të freskët”(akut) me virus dhe mund të zhvillohen që nga dita e shtatë pas infektimit.

IgG janë antitrupa “mbrojtës”. Paraqiten në gjakun e pacientëve dy deri në tre javë nga simptomat e infeksionit me virus. Zhvillohen në mënyrë individuale, në varësi nga gjendja imunologjike e pacientit. Numri i tyre është proporcional me rolin e tyre mbrojtës, gjegjësisht parandalimin e ri infektimit nga i njëjti agjens infektiv (i njëjti virus në këtë rast).Dr Sanela Abazovic

Personat që presin rezultatet duhet të jenë në izolim vullnetarë deri në marrjen e rezultateve të testit. Personat të cilët rezultojnë pozitiv duhet të izolohen dhe të bëhet gjurmimi i kontakteve dhe vetizolimi i tyre.

Prej fillimit të pandemisë së koronavirusit në Ulqin janë bërë rreth 3.500 PCR teste në Institutin për Shëndetit Publik.

Ruani të tjerët nga vetja!

Dr. Sanela Abazoviq, specializant i mikrobiologjisë klinike, Shtëpia e Shëndetit Ulqin

Dr. Danijela Vujosheviq, biolog molekular, Instituti i Shëndetit Publik


(Ky tekst u krijua në kuadër të projektit “Infoterapia në epokën e koronës”, të cilin e realizon OJQ “Ul info”, e i cili është pjesë e projektit “Promovimi i alfabetizmit mediatik dhe informativ dhe fuqizimi i mediave të pavarura në Ballkanin Perëndimor”, të cilin e realizojnë Albany Associates, Instituti për Media i Malit të Zi dhe Mediacentar Sarajevo.)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do