Dr. S. Osmanoviq: KUSH FITOI DHE KUSH HUMBI NË ULQIN?

SabinaPa asnjë mëdyshje mund të thuhet se lajtmotivi i zgjedhjeve të parakohshme lokale të këtij janari në Ulqin ishte: “qëllimi justifikon mjetin”. Nuk është kursyer asgjë, që nga materialet ndërtimore deri tek pagesa “cash”. Këto zgjedhje dëshmuan më së miri se ku mund të çojë papjekuria politike dhe ambicia gati e sëmurë për pushtet. Kjo që ndodhi ishte shpërdorim i vullnetit të sovranit, për të arritur tek “eldoradoja” dhe si rezultat, kjo “déclassée politique” fitoi një shuplakë të fortë e plotësisht të merituar.

Shtrohet pyetja se çfarë i penalizoi partitë shqiptare, të ndara në dy fronte absurde?! Mund të thuhet se njërën palë e penalizoi arroganca, ndërsa palën tjetër injoranca. I dezorientuar nga faktorët politikë, të cilët me padurim presin se kush do të ulet i pari në prehërin e qeverisë për të siguruar “rehati personale”, trupi votues në shenjë dëshpërimi dhe revoltimi ia ka dhënë votën me dorën e vet partisë në pushtet qeveritar. Kështu i kurseu njëherazi politikanët shqiptarë nga puna e “korrierit” besnik.

Është pikërisht papjekuria e parisë, e prirë nga ambiciet personale, ajo që do të sjellë një shumicë jo të natyrshme.

Kujt i shërben gjithë ky lokalizëm qesharak? Çfarë dobie mund të kemi nga një propagandë e tillë, e denjë për çdo përçmim?

Kjo është “strategjia raskovnikase” e ca prej kuazi liderëve të konsumuar, të cilët në fakt e meritojnë të ulen në karrige – jo në atë të kryetarit, por në atë para drejtësisë për të dhënë llogari për bëmat e tyre.

Çdo konstelacion i mundshëm i këtyre partive për formimin e pushtetit lokal, jo vetëm që është gati i paarritshëm, por edhe me pasoja fatale për Ulqinin, duke pasur parasysh se në rend të parë të programit nuk është interesi i përbashkët zhvillimor e kombëtar. Këto parti duhet t’i nënshtrohen një filtri nga fytyrat e komprometuara të cilat krijojnë animozitet tek votuesi, të ristrukturohen rrënjësisht duke thyer barrierat fiktive, e ndoshta vetëm atëherë do të kenë shans te sovrani i dezorientuar.

Nëse rezymojmë, shqiptarët i kanë humbur jo thjesht zgjedhjet. Për më tepër, kanë shitur dinjitetin e tyre për çmimin më të ulët të mundshëm. E ndoshta më shumë se sa të merituar, partia qeveritare me listën e saj multietnike dhe multikonfesionale, këtë fitore e ka marrë të servirur nga votuesi i dëshpëruar i partive nacionale.

Në këtë mes, humbjen më të madhe e ka pa dyshim imazhi i Malit të Zi. Duke dalë fituese në një territor ku popullsia shqiptare i kalon 80 për qind, ajo mund të humbasë në sytë e Evropës dhe të ndërkombëtarëve nurin e shembullit të mirë të bashkëjetesës së pakicave nacionale, prandaj fitorja e saj ngjason me atë të Pirros, ku humbet shumë për të fituar pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI
Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI

NP “Qendra për Kulturë – Ulqin” nis ciklin e mbrëmjeve me temë letrare, historike, kulturore, sociale… Këtë cikël e kemi titulluar ODA, meqë tubon dashamirë në një vend dhe u jep

Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…
Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…

Javët e fundit të këtij viti do t’i kalojmë në një atmosferë festive, me pije, ushqim, e mbi të gjitha muzikë të mire. Në skenën e “Sweet December” me 24 dhjetor do të ngjiten: Accoustic

CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të enjten, më 8 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Pistulla,

Prezantohet programi Sweet December: MUND TË TËRHEQIM TURISTËT NGA I GJITHË RAJONI
Prezantohet programi Sweet December: MUND TË TËRHEQIM TURISTËT NGA I GJITHË RAJONI

“Besojmë se kemi eventin më të bukur që do ta ringjallë Ulqinin në këtë periudhë, me të cilin mund të tërheqim mysafirë nga i gjithë rajoni”, tha të mërkurën në prezantimin e programit të eventit “Sweet

Me mbështetjen e diasporës: HAPET FURRA E BUKËS NË OSTROS
Me mbështetjen e diasporës: HAPET FURRA E BUKËS NË OSTROS

Shoqata “Kraja”, e cila vepron në SHBA dhe ka filialin e saj në vendlindje, ka realizuar projektin e fundit – furrën e bukës në Ostros, transmeton Barinfo. Vitet e fundit kjo zonë nuk kishte furrë buke,