Dr. Sabina Osmanoviq: VËSHTRIM MBI ZGJEDHJET NË ULQIN

SabinaNisi edhe një vit i ri për ulqinakët, i cili mbart me vete peshën e problemeve të të mëparshmit; me greva në ndërmarrjet dhe institucionet publike, me një ekzekutiv lokal inekzistent dhe me një zero të madhe në llogarinë e buxhetit të komunës. E përtej halleve të përditshmërisë, krizës ekonomike etj., ti si qytetar je i konfrontuar edhe me një dilemë të madhe – me 9 lista zgjedhore. Ec e thoni pastaj se nuk kemi mundësi zgjedhjeje!

Nëse ju hedhim një sy këtyre listave të shumëpërfolura, kuptojmë se e vetmja gjë që ka ndryshuar në shumicën e rasteve është renditja e kameleonëve politikë të dekadave të fundit, por ka edhe ca “new entry” sa për të prishur monotoninë. Sa i përket përfaqësimit të gjinisë femërore, ai më tepër shërben si element zbukurimi (meqë edhe 30 përqindshi është kusht i  BE-së). Madje ka raste ku numri i kandidateve femra rritet dukshëm nga pjesa e fundit të listës. Të mos flasim pastaj për “trurin” e partisë, për ata që fshihen në prapaskenë e që kujdesen për lëvizjet strategjike dhe  mbarëvajtjen e programit. Me këtë “tru strateg”, këto parti nuk kanë se si të mos çajnë përpara!

Ndërkaq, debatet televizive të bartësve të listave janë shumë më argëtuese sesa programet humoristike. Edhe pse çatia e komunës sa nuk bie në tokë nga borxhet e grumbulluara ndër vite, këta “krerë në përpjekje” qëndrojnë stoikë duke shënjestruar drejt e në karrige, ndërsa për planin konkret se si do të dalin nga ky qorrsokak, është herët të flitet, kismet. Në këto debate, ku të gjithë shiten për atdhetarë të flakët, nuk arrijnë dot të formulojnë qoftë dhe një fjali të përbërë, të saktë nga ana sintaksore. E këta, pra, duan ose më mirë hamendësojnë të dinë të udhëheqin.

Sikur nuk mjafton të luajnë vetëm me kartën e nacionalizmit, shumë aktuale së fundmi është edhe karta e lokalizmit. Të ndarë në dy fronte, duke zhvilluar “luftë” brenda llojit të vet, pikërisht ata që predikojnë bashkim kombëtar në të vërtetë nuk arrijnë dot të “përziejnë” (se fjala bashkim do ishte e tëpërt) së bashku as fshatin me qytetin, me rreth 25 mijë banorë.

Dhe nisi një vit i ri për ulqinakët e mi, një vit i cili ka gjasa të jetë më i zymtë se ai që shkoi; nisi një vit plot premtime (dhe si çdo gjë që fillon me premtime nuk ka se si të përfundojë mirë). Janë këto premtime siç ndodh rëndom në fushata parazgjedhore, për vende të reja pune, infrastrukturë më të mirë, investitorë të huaj që do të bëjnë mrekullinë, zhvillim të turizmit (do të rikthehen turistët gjermanë) dhe s’e di se përse, ajo mendja jote djallëzore i përkthen ndryshe: “më voto mua se kam për të zhvatur edhe ca miliona nga tenderat, ca prona akoma për t’i legalizuar, ca miq e kushërinj jokompetentë për të punësuar etj., etj”.

Në prapaskenë tashmë kanë filluar “pazarllëqet kush me kënd”, sepse ne nuk është se shquhemi për tregtarë të mirë, por më tepër shquhemi për “burrëri”! Ndërsa ty si qytetar të ka ardhur në majë të hundës tërë kjo shfaqje e mërzitshme e këtij cirku politik. Nuk ke se si të mos mllefosesh ndaj gjithë kësaj katrahure rreth teje, ndaj demagogëve që fyejnë inteligjencën tënde dhe që përpiqen të të instrumentalizojnë për qëllime dhe përfitime vetjake, që shpërdorojnë qoftë dhe një pëllëmbë të këtij qyteti, që është po aq sa i tyri,  edhe i yti, edhe i imi. Dhe ndjen keqardhje, ke 9 lista përpara vetes dhe njëherit kaq pak mundësi zgjedhjeje, sepse thellë brenda vetes je i vetëdijshëm se mbetemi në pozicionin vendnumëro.
E nëse nuk shërbejnë për asgjë tjetër këto zgjedhje të (para)kohshme, (përveç se dalin në shesh të palarat e atyre që deri dje hanin nga e njëjta pjatë), uroj që këto zgjedhje të këtij janari të butë, të kthehen në filtër të ashpër për trungun plangprishës politik. Ndërsa “aktorët” tejet ambiciozë të skenës politike, uroj t’i përcjellë bekimi irlandez:

“Paç kujtesë të mirë për të mos harruar se nga ke ardhur,
largpamësi të duhur për të parë se ku po shkon,
dhe vetëdije për të dalluar se kur e ke kaluar kufirin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të marten, më 27 dhe 28 qershor, në periudhën, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet e mëposhtme: të hënën,

Të hënën vazhdimi i mbledhjes të KK: NË REND TË DITËS EDHE ZGJEDHJA E NËNKRYETARËVE
Të hënën vazhdimi i mbledhjes të KK: NË REND TË DITËS EDHE ZGJEDHJA E NËNKRYETARËVE

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ardian Mavriq caktoi për të hënën, datë 27.06.2022., me fillim nga ora 11:00, vazhdimin e mbledhjes së Dytë të seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës

Zëri: Shkolla e parë shqipe u hap më 1258 në Ulqin
Zëri: Shkolla e parë shqipe u hap më 1258 në Ulqin

Shkolla shqipe ka një traditë të gjatë. Nga hulumtimet e deritashme që kanë gjetur dhe publikuar studiuesit dhe gjuhës shqipe, shkollës shqipe dhe historisë së shqiptarëve vërtetohet se shkollat shqipe

Fakulteti në Ulqin: REGJISTRIMI I GJENERATËS SË RE TË STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2022/23
Fakulteti në Ulqin: REGJISTRIMI I GJENERATËS SË RE TË STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2022/23

Fakulteti i Studimeve të Biznesit Mesdhetar në Ulqin bëri të ditur se janë në vazhdim regjistrimet në studimet themelore akademike për vitin 2022/23. Siç thuhet, të gjitha informacionet mund të merren

Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA
Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA

  Komuna e Ulqinit njoftoi se të premten do të fillojë asfaltimi i rrugëve të gërmuara, i cili do të zgjasë disa ditë. Vetëqeverisja lokale u ka kërkuar falje qytetarëve që kanë vuajtur nga kjo situatë,