Dr. Sarije Doko: VERBA VOLANT – SCRIPTA MANET

Po filloj të shkruaj këtë tekst me një proverb latin që m’u kujtua: fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet. Keshtu edhe puna jonë, që s’regjistrohet – harrohet. Harrohet me kohë.

Primarius Doktor Gani Karamanaga ështe kujdesur që mjekët shqiptarë me prejardhje nga Mali i Zi të  mos harohën.

Në librin “Mjekët shqiptarë nga Mali i Zi”, autori Primarius Doktor Gani Karamanaga po na ofron jetëshkrimet e mjekëve, stomatologëve, farmacistëve shqiptarë të lindur në Mal të Zi, me prejardhje nga Mali i Zi ose që jetojnë e punojnë në Mal të Zi.

Libri është ndarë në shtatë kapituj dhe përfundon me recensione.

Në kapitullin e parë janë prezentuar biografitë e mjekëve nga Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja.

Në kapitullin e dytë bëhet fjalë për mjekët nga Tuzi dhe Malësia.

Në kapitullin e tretë prezentohen mjekët nga Plava, Rozhaja e Gucia.

Kapitulli i katërt na i ofron biografitë e mjekëve shqiptarë  nga Mali i Zi  që jetojnë e punojnë në Kosovë.

Në kapitullin e pestë janë paraqitur mjekët shqiptarë nga republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.

Kapitulli i gjashtë i paraqet mjekët shqiptarë që jetojnë e veprojnë në diasporë.

Në fund janë dhënë mendimet e recenzentëve.

Në libër janë prezentuar biografitë e mbi 200 personaliteteve duke përfshirë mjekë, stomatologë e farmacistë, e përmes biografive të tyre jemi njoftuar me rrugën nëpër të cilën kanë kaluar, me arriturat e tyre, sukseset, me profesionalizmin e tyre…

Prej kësaj monografie mësojmë kush kanë qenë mjekët e parë shqiptarë nga Mali i Zi, sa vështirë e kanë pasur që të trasojnë rrugën, rrugën nëpër cilën kemi ecur ne dhe kush e di edhe sa të tjerë do të ecin pas nesh, me të vetmin qëllim që t’i ndihmojnë pacientëve, t’i ndihmojnë njeriut, pa marrë parasysh kush është ai, fëmijë apo i rritur, femën apo mashkull, çfarë përkatësie apo çfarë ngjyre, me vendbanim në katund apo në qytet, i njohur apo i panjohun, kalimtar apo vendas… Kur them mjek, mendoj për të gjithë ata persona profesionistë (mjekë, stomatologë, farmacistë) që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e njerëzve.

Potencimi që dikush ka qenë i pari kronologjikisht në diçka e diku, e shtie lexuesin të mendojë sa vështirë e ka pasur ai person, ai mjek, e sa i zoti ka qenë!

Prej kësaj monografie zbulojmë që mjekët më të vjetër kanë lindur në vendlindje, në shtëpi, e pas hapjeve të spitaleve, shumica në spital në qytetin më afër Ulqinit, në Tivar e kështu me radhë, deri në hapjen e Maternitetit në qytetin e tyre.

Kuptojmë kah kanë lëvizur mjekët tonë shqiptarë, vajzat e djemtë, a prej zorit a prej qejfit…

Duke lexuar librin mësojmë çfarë jemi ne shqiptarët: njerëz të aftë për t’u arsimuar gjithkah, përvec në gjuhën e nanës edhe në gjuhë të tjera; sa të përkushtuar jemi ndaj familjes, që jemi në gjendje të sakrifikojmë edhe profesionin për t’u bashkuar me familje, por edhe familja të sakrifikohet për arritjet tona, shkollimin, edukimin, praktikën, specializimin, postspecializimin, magjistraturat, doktoraturat, pjesëmarrjet në trajnime, seminare, simpoziume, konferenca e kongrese e të tjera, edhe përtej kufijve edhe përtej oqeaneve… Por, edhe fëmijët tanë kanë mbërritë të shkollohen e të punojnë krahas të tjerëve në çdo cep të botës. Edhe të dallohen, për të mirë. Veç përpara… Prej atij që di s’ke të keqe, nëse s’ke të mirë, as të keqe s’ke.

Ky libër është edhe homazh (nderim) për të gjithë ata mjekë që s’jetojnë më e që kanë lënë gjurmë në historikun e mjekësisë shqiptare, në historinë e popullit tonë  në përgjithësi – gjurmë që nuk do të shlyhen kurrë. Ky libër ashtë i pari i këtij lloji dhe ndihmon të ndriçohen e të kujtohen e mos të harrohen gjenerata e gjenerata të  mjekëve tanë, të cilët përveç punës profesionale, kanë treguar humanitet të jashtëzakonshëm, patriotizëm e përkushtim.

E falënderoj autorin për punën që ka bërë për të siguruar material për këtë studim, për durimin, sakrificën, përkushtimin. Për kontributin e dhënë.

Për në fund, faleminderit doktor Gano që na ke bashkuar ne shqiptarët – së paku në libër!

(Dr. Sarije Doko, neuropsikiatre)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Klan Kosova: MYSAFIR MUNIB ABAZI – SI E KALOI ULQINI SEZONIN VEROR

Abazoviq: FILLON KTHIMI I PRONAVE QYTETARËVE TË ULQINIT NË VALDANOS

TV Ul-info: GJELOSH GJOKAJ – “BABAI” I GRAFIKËS MODERNE

Themelohet Klaster i Bujqëve të Malit të Zi: SKENDER KALEZIQI ZGJIDHET NËNKRYETAR
Themelohet Klaster i Bujqëve të Malit të Zi: SKENDER KALEZIQI ZGJIDHET NËNKRYETAR

Në Dhomën e Tregtisë së Malit të Zi u mbajt Kuvendi Themelues i Klasterit të Prodhuesve Bujqësor nga Mali i Zi. Në Kuvendin themelues morën

Të dielën në Katërkollë: MBRËMJE PËRKUJTIMORE KUSHTUAR DRITAN KURTIT
Të dielën në Katërkollë: MBRËMJE PËRKUJTIMORE KUSHTUAR DRITAN KURTIT

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së kryetarit të saj Dritan Kurti, Shoqata “Ora” do të organizojë mbrëmjen përkujtimore “Një vit pa Dritanin”. Në kuadër

Bajraktari: VALDANOSI IU KTHYE QYTETARËVE, DUHET EDHE ULQININ!
Bajraktari: VALDANOSI IU KTHYE QYTETARËVE, DUHET EDHE ULQININ!

“Me kënaqësi dhe lumturi hyj në Valdanos”, deklaroi kryetari i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA Omer Bajraktari. Ai tha që padrejtësia shumëdekadëshe më në

BIRN: KRIPORJA ËSHTË ENDE NJË THESAR I ULQINIT
BIRN: KRIPORJA ËSHTË ENDE NJË THESAR I ULQINIT

I rrethuar nga fabrika dhe magazina të braktisura, gazetari i Ulqinit Mustafa Canka diskuton për zogjtë me një çift të moshuar gjerman në kriporet dikur

Komuna e Ulqinit: TË DIELËN NË RANË FUSHATA “ULtra Green”
Komuna e Ulqinit: TË DIELËN NË RANË FUSHATA “ULtra Green”

Në kuadër të fushatës ULtra Green, të dielën, më 24 tetor 2021, në periudhën nga ora 11:00-15:00, në Ranë do të organizohet prezantimi i aktivitetet