Sekretariatit për urbanizëm dhe rregullim hapësinor dhe Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit i janë dorëzuar mbi 200 kërkesa të dërguara për shkak të Planit hapësinor urbanistik të Ulqinit.
Shumica e tyre ka të bëj me mënyrën e shfrytëzimit të hapësirave private.
Dy shqyrtime publike rreth PHU-së janë mbajtur në Ulqin prej 17 korrikut deri më 17 shtator, ndërsa të martën për këtë dokument do të diskutohet në mbledhjen e posaçme të Parlamentit lokal.