Drejtori i Qendrës për kulturë Nail Draga tha që janë gati projektet për ish Kinemanë në qendër të qytetit dhe ish Kinemanë e hapur në Plazhin e vogël. “nëse çdo gjë do të shkojë si mbas planit, Kuvendi komunal në vjeshtë do të miratojë dy projekte: Kinemaja e hapur do të bëhet Skenë verore, ndërsa në lokalitetin e sallës do të ndërtohet objekti trekatësh, realizimi i të cili pritet nëpërmjet partneritetit publik-privat”, theksoi ai.
Vitin e kaluar ky institucion, përndryshe, vetëm një të tetën e të ardhurave (33 mijë euro) ka realizuar nga të ardhurat vetjake, derisa 202 mijë janë dhënë nga buxheti i komunës së Ulqinit.