Drejtori i Qendrës për kulturë Nail Draga ka deklaruar që komuna ka marrë borxhet e këtij institucion të cilët kanë të bëjnë me tatime, kontribute dhe borxhe për rrymë.
Kontributet e punëtorëve të këtij institucion nuk janë paguar 39 muaj, ndërsa fatura për rrymë, e cila është rreth 50 mijë euro, nuk është paguar tash katër vjet!? Rrogat për 26 punëtorët e Qendrës vonojnë nëntë muaj.
Draga për “Dnevne novine” tha që është i njoftuar me grevën paralajmëruese e cila sot filloj në Qendër për kulturë. “Organizata sindikale është autonome dhe vendos vet. Si e tillë, ka rregullore të posaçme, ndërsa anëtarët e sindikatës kanë të drejtë të organizojnë grevë, të cilën, përndryshe, e kanë lajmëruar në afatin ligjor”, shtoi ai.









