Vakëfet në Ulqin nuk rrënohen, por ruhen, nga brezi në brez dhe i sjellin dobi qëllimit për të cilin u dedikuan, shkroi në një punim të vitit 1908 publicisti Marko Dragoviq.
Ai tha se për vakëfet kujdeset kadia i Ulqinit Husein Mujali, i cili nga të ardhurat që vileshin nga vakufi i xhamisë kryesore të qytetit, Namazgjasë, i cili përbëhet nga 1.300 rrënjë ullinj, solli ujin në qytet.
Përndryshe, Dragoviqi prej vitit 1897 ishte sekretar i Gjykatës së Qarkut në Ulqin.