Fal reagimit të shpejtë të Anes Haliloviqit nga Gorazhda (BeH) u parandalua tragjedia e radhës në Plazhin e Madh.
Për këtë ngjarje, Anesi shkroi në rrjetin social Facebook.
“Vërejta djaloshin, në pamje të parë mu duk që po i zihet fryma, por mendova se po bënë shaka me mua. Për një moment ia ktheva shpinën, mirëpo vërejta se po tenton diçka të më thotë. Sillem dhe shoh që ka filluar të pijë ujë, ndërsa koka po i fundoset nën ujë. Fluturimthi e kapa dhe e nxora nga uji, duke e çuar në breg tek familja e tij. Faleminderit Zotit që isha në atë vend”, pohoi Haliloviq.
Për ndarje dhe kujtim të kësaj drame me fund të lumtur u shkrep një fotografi e përbashkët e dy personave të cilët i bashkoi halli, e të cilët vazhdojnë të mos njihen.
“Më duket se i djaloshi është nga Kosova. Ai din çfarë e pyeta, as unë se kuptova atë, mirëpo ky ishte një mësim i mirë edhe për mua. Ruani fëmijët tuaj”, tha Haliloviq në postimin e tij nga Plazhi i Madh.