“Skuterët që nga sezoni i ardhshëm duhet të dislokohen nga plazhet dhe të çohen në marina”, ka deklaruar Radojica Lazareviq, drejtori i Kapitenerisë së portit në Tivar, e cila përfshin edhe Ulqinin.
Ai tha që një hap i tillë do të sillte kontrolle më cilësore ligjore të përdorimit dhe qiramarrjes së mjeteve të shpejta lundruese për vozitje në det, si dhe që në këtë lëmi duhet të rriten dënimet me para për punë të paligjshme.
“Bëhet fjalë për biznes profitabil. Skuterët i jepen me qira kryesisht adoleshentëve të cilët nuk kanë autorizim që ti vozisin”, tha Lazareviq.
“Këtë vit kanë marrë 450 kandidat provimin për vozitës të skuterit, ndërsa vitin e kaluar ishin mbi 600. Kemi vënë re këtë vit shumë më pak parregullsi se vitin e kaluar. Dënimet me para janë minimale dhe sillen nga 50 deri në 150 euro për persona fizik dhe 500 deri në 2000 për kompani”, shtoi ai.