Drejtori i Ndihmës së Shpejtë, Nikoviq: FALEMINDERIT KOMUNËS SË ULQINIT DHE FONDACIONEVE “ULQINI PËR ULQIN” , “ANA E MALIT” DHE “KRAJA” PËR DONACIONIN

Komuna e Ulqinit, në krye me kryetarin Omer Bajraktari , fondacionet “Ulqini për Ulqin”, “Ana e Malit” dhe “Kraja”, i dhuruan Entit për Ndihmën e Shpejtë Mjekësore të Malit të Zi donacionin për renovimin e hapësirave të ndihmës së shpejtë mjekësore në Ulqin, e cila po rikonstruktohet dhe adaptohet dhe së shpejti do të hapet solemnisht. Përfaqësues i Ndihmës së Shpejtë në Ulqin ishte tekniku përgjegjës, Naser Kraja .

Komuna e Ulqinit ka ndihmuar me 16 mijë euro, rreth 4530 janë dhuruar nga Fondacioni “Ulqini për Ulqin” me përfaqësues Fadil Molabeqiri , Fondacioni “Ana e Malit” me përfaqësues Albert Salaj ka dhuruar rreth 4200 euro, ndërsa Fondacioni “Kraja”, me përfaqësues Samih Kanaqi, dhuroi 1000 euro. Për këtë shumë janë blerë një barelë për transportin emergjent të pacientëve, një tavolinë metalike për trajtim, një tavolinë ekzaminimi, një EKG, një defibrilator, një pajisje për laborator, një monitor, një tavolinë për qepje dhe një sportel informues.

“Falënderojmë donatorët tanë për donacionin e tyre bujar, i cili erdhi në kohën kur filluam me rindërtimin dhe pajimin e ndihmës së shpejtë mjekësore në Ulqin, në mënyrë që të krijojmë kushte më të mira për punën e punonjësve tanë dhe një shërbim më të mirë mjekësor për banorët dhe mysafirët tanë. Na gëzon fakti që donatorët e kuptuan nevojën për përfshirje më aktive për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të Ulqinit dhe nisën këtë iniciativë për blerjen e pajisjeve mjekësore të nevojshme për ngritjen e standardit të ndihmës së shpejtë mjekësore. Këto duhet të shërbejnë si shembull dhe nxitje për komunat dhe fondacionet tjera dhe të gjitha kompanitë me përgjegjësi shoqërore që të mbështesin komunitetin në të cilën jetojnë dhe veprojnë”, tha drejtori i Entit për Ndihmën e Shpejtë Mjekësore të Malit të Zi. prim.dr.sci.mr. Vuk Nikoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca

Gjekë Gjonaj: “Afërdita e Anës së Malit”, mësuesja e parë në gjuhën shqipe në këtë  trevë
Gjekë Gjonaj: “Afërdita e Anës së Malit”, mësuesja e parë në gjuhën shqipe në këtë  trevë

Kështu e kam titulluar kronikën televizive gjatë intervistës time të parë me mësuesen e parë në Anë të Malit  Rukije Lika – Shabaj, në nëntor të vitit 1994. Nga biseda me këtë mësuese model, mësuam se

Karate: Të shtunën turneu “Ulqini Open 2023”
Karate: Të shtunën turneu “Ulqini Open 2023”

Klubi i Karatesë “Ulqini” organizon turneun XiX-të Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2023”. Turneu do të mbahet me 1 prill, në sallën e shkollës fillore “Marshali Tito” në Ulqin. Kjo ngjarje tradicionalisht