Drejtori kryesor i Ersta bank në Mal të Zi: MUND TË JENI NË GRUPIN E SHTETEVE TË SUKSESSHME

treichl-DW-Wirtschaft-VIENNA“Mali i Zi mund ti bashkëngjitet grupit të shteteve të suksesshëm evropiane, nëse investimet e drejtpërdrejta të huaja të cilat do ti tërheq do të çojnë drejtë investimeve lokale dhe krijimit të pasurisë”, tha drejtori ekzekutiv i Erste grupit Andreas Trajhll (Treichl).

Ai në konferencën për shtyp në Podgoricë tha që është përparësia e Malit të Zi që është një nga shtetet më të bukura të botës dhe me situatë financiare e cila nuk është e shkëlqyeshme, por nuk është as e keqe, kështu që, siç cilësoi ai, ky shtet ndodhet në mes.

“Bankat mund të kontribuojnë krijimin e pasurisë lokale në mënyrë që do të ndihmojnë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dyqaneve të zanatit, ndërtimin e hoteleve dhe të ngjashme”, vlerësoi Traihll.

Mirëpo, siç tha, shteti duhet të siguroi që 90 deri në 90 për qind e gjërave në kuadër të projektit të prodhohen në Mal të Zi dhe 99 për qind e të punësuarve të jenë fuqi punëtore vendase. “Kjo është dhjetë here më e rëndësishme se sat ë zhvillohet ndonjë lloj industrie”, vlerësoi Traihll.

Sipas fjalëve të tija, Ersta Banka në Mal të Zi është një nga më të suksesshmet nga ky grupim. “Sikur të gjitha bankat në Mal të Zi do të ishin të suksesshme si Erste kjo do të ishte e dobishme për krejt ekonominë dhe Mali i Zi do të ishte një tregim i mirë”, shtoi Traihll.

Erste grupi është një nga institucionet financiare udhëheqëse në regjionin e Evropës qendrore dhe lindore. Ka rreth 46 mijë të punësuar të cilët shërbejnë rreth 16.6 milion klientë në rrjetin prej 2.9 mijë filiale në shtatë shtete (Austri, Çeki, Sllovaki, Hungari, Rumani, Kroaci dhe Serbi).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa