Mostra e pulave të ngordhura të cilat me qese u hodhën në lumin Buna u morr dhe u dërgua për analizë në laboratorin specialistik veteriner për të vërtetuar arsyen e ngordhjes dhe se a ekziston mundësia e infeksionit, njoftohet nga Drejtoria për Sigurinë Ushqimore, Veterinë dhe Punë Fitosanitare.
Siç u tha për “Pobjeda”, rezulatet e analizës duhet të jenë gati për tre deri në pesë ditë.
Në mënyrë preliminare thuhet se gjendja në të cilën gjenden shpendët e ngordhur tregon se ato ngordhën shumë më herët se të dielën dhe të hënën, kur thasët e pulave të ngordhura u vërejtën në Bunë.