Drejtoria e policisë: ARRESTOHET I DYSHUARI PËR TENTIM-VRASJE TË SHUMËFISHTË

Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Drejtoria e Policisë, Reparti i sigurisë Ulqin kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin e Kosovës, SH.H(25) nga Ferizaji, me qëndrim në Ulqin, për arsye të dyshimit se, në dëm të pesë personave, ka kryer vepër penale tentim të rëndë vrasje, është lajmëruar nga Drejtoria e policisë.

Hetimet kriminalistike tregojnë kah dyshimi që Sh.H. të enjten, më 5 shtator të vitit 2013, rreth orës 01,00, në objektin hotelerik “Stari Ribar” në Ulqin, nga pushka e shkurtuar gjysmë automatike, në drejtim të personave ka shkrepur disa fishekë, nga të cilat kanë pësuar lëndime S.Z. nga Ulqini dhe katër shtetas të Republikës së Shqipërisë –A.T., B.T. dhe M.K. nga Tirana dhe G.GJ. nga Shkodra.

Ngjarjes, siç dyshohet, i ka paraprirë grindja verbale në mes të dyshuarit dhe një person tjetër nga njëra dhe katër persona të lënduar nga Shqipëria nga ana tjetër, e cila në lokalin e përmendur ka ndodhur diku rreth mesnatës. Dyshohet që Sh.H. pastaj ka dal nga lokali dhe ka ikur, ndërsa mbas pesëmbëdhjetë minuta është kthyer dhe ka filluar të qëlloi me armë në drejtim të dëmtuarve menjëherë si ka hyrë në lokal, pas së cilës ka ikur nga vend ngjarja.

Pesë persona të lënduar, nga lëndimet prej shasmave të pushkës, së pari janë transportuar në Urgjencën e Ulqinit, e pastaj në Spitalin e përgjithshëm në Tivar. Sipas informatave që posedojmë, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Në vend ngjarje është kryer hetimi, ndërsa punonjësit e policisë kanë ndërmarr dhe masat tjera operative që kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, e pastaj edhe në arrestimin e tij – rreth orës 04,30.

Me kërkimet në terren është gjetur mjeti me të cilin është kryer vepra penale – pushka gjysmë automatike, e cila do të dërgohet në Qendrën foreznike për ekspertizë.

Për ngjarjen është lajmëruar Prokurori i lartë i shtetit në Podgoricë, tek i cili sot, me padi penale, do të paraqitet Sh.H., për dyshime të bazuara që ka kryer veprën e përmendur penale.

Portali Ul-info mëson që personi i cilësuar në raport me iniciale Sh.H. është Shaban Hyseni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u