Drejtoria e policisë: BEHAROVIQ ISHTE PJESË E ISIL

Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

Drejtoria e policisë së Malit të Zi ka njoftuar se Ulqinaku Hamid Beharoviq (38) u arrestua të enjten në aeroportin e Podgoricës për shkak të dyshimit se morri pjesë në luftën në Siri në anën e Shtetit islamik (ISIL).

Thuhet që në këtë organizatë terroriste Beharoviq kaloi më shumë se një vit.

Nga DP theksojnë se ky është arrestimi i parë për këtë vepër penale dhe thonë që vazhdojnë me aktivitetet me qëllim mbledhjen e provave për personat për të cilët ekziston dyshimi që kanë udhëtuar ose qëndruar në fushëbetejat e huaja, por edhe për personat tjerë që kanë lidhshmëri me shkuarjen dhe kyçjen e shtetasve malazez në formacionet e huaja të armatosura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi