Punonjësit e Drejtorisë së policisë të Malit të Zi të martën herët në mëngjes, kanë zbuluar rreth 50 kg skank, është deklaruar nga Drejtoria e policisë në kalimin kufitar Debeli brijeg. Droga është gjetur tek E.E. (22), shtetas i Republikës së Shqipërisë nga Kruja, i cili ishte me makinë, tipi “Fiat Mulltipla”, me targa shqiptare.
Në makinë janë gjetur gjithsej 97 paketime, të cilët ishin të fshehur në dyshemenë e dyfishtë të pjesës së përparme dhe të pasme të makinës, me përbërje të materies bimore, për të cilën dyshohet që bëhet fjalë për skank, me peshë totale prej 50kg.
Analiza kriminalistike tregon dyshimin që E.E. kishte qëllim që, në natën në mes 17 dhe 18 qershorit të vitit 2013, ta transportoj nga Kruja – Republika e Shqipërisë për Kroaci, përmes kalimit kufitar Debeli Brijeg, e pastaj për në Republikën e Italisë, si destinacion përfundimtar të shitjes të drogës, në ç’gjë e kanë penguar punonjësit e policisë dhe doganës, thuhet në kumtesën e policisë.