Punonjësit e Policisë Kufitare të Ulqinit duke vepruar sipas të dhënave operative, në lumin Buna para grykëderdhjes së përbashkët, afër bregut malazez gjetën shtatë çanta udhëtarësh të braktisura.
Ato ishin të mbushura me gjithsej 143 paketime të drogës së llojit kanabis, me peshë totale prej 170,25 kg.
Policia po ndërmerr masat dhe veprimet e nevojshme me qëllim gjetjen e personave të cilët kontrabanduan drogën e gjetur, shtojnë nga policia.