Punonjësit e drejtorisë së policisë kanë identifikuar dhe arrestuar A.P. (22) nga Ulqini, A.N. (19) nga Shkodra dhe B.S. (20) nga Drenica (Kosova), për shkak të dyshimit që kanë kryer tre vepra penale – dy grabitje dhe një vjedhje, është lajmëruar nga ky institucion.
Ato, siç dyshohet, të martën në mëngjes kanë kryer veprën penale grabitje, në mënyrë që kanë lënduar rëndë Drazhen Gjakonoviqin nga Ulqini, rojtarin në barin “SFRJ”, i cili ndodhet në grykën e lumit Buna, si dhe kanë marrë një pjesë të konsiderueshme të mjeteve teknike, e cila pastaj u gjet në shtëpi ku të dyshuarit kanë qëndruar.
Përreth shtëpisë – në sera dhe objektin ndihmës të njërit nga to – A.P. janë gjetur dhe marrë pushka automatike për të cilën dyshohet që është përdorë në njërën nga tre veprat penale dhe 500 fishekë të kalibrit të përshtatshëm për atë armë.
Hetimet e mëtejshme kriminalistike kanë treguar drejt dyshimit që A.P., A.N. dhe B.S, kanë kryer edhe një grabitje, më 21 gusht tek lagja Maqedonase në Shtoj, si dhe me 17 gusht në vjedhjen në objektin e pikës së karburantit “Lukoil”, në Vlladimir.
Të dyshuarit, me raport të veçantë janë dorëzuar të martën Prokurorit të lartë të shtetit në Podgoricë, me dyshim të bazuar që i kanë kryer veprat e përmendura penale.
Portali UL-info mëson që personi i emëruar me inicialet A.P. në deklaratën e Drejtorisë së policisë është Adrijan Prenrekaj, shtetas i Malit të Zi, prindërit e të cilit nga Kosova janë zhvendosur në Ulqin.