Drejtoria e policisë ka deklaruar që Ulqini është qytet i qetë dhe i sigurt dhe që niveli i kriminalitetit është më i ulët se vitin e kaluar. “Deri tani shënojmë tetë për qind më pak vepra penale se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar”, është thënë Portalit UL-info në këtë institucion.
Theksohet po ashtu që pak kohë më parë është kapur një grup hajdutësh nga Podujeva, e cila ka operuar nëpër Ulqin. “Nga atëherë praktikisht nuk kemi asnjë vjedhje të shënuar”, thonë në Drejtorinë e policisë.
Sipas fjalëve të burimit tonë, fakti që Ulqini është qytet i qetë dhe i sigurt e bënë destinacion të dëshirueshëm për shumë turistë.