“Në korrik dhe gusht janë regjistruat 184 vepra penale, në Ulqin 74, në Tivar 110, përkatësisht 67 më pak se vitin e kaluar në këtë kohë”, ka deklaruar të martën shefi i Njësisë rajonale të Drejtorisë së Policisë Milosh Radulloviq.
Ai në konferencën për shtyp ka thënë që sezoni turistik kaloi shumë mirë dhe sigurt, duke iu falënderuar aktiviteteve para sezonale. “Një numër të madh të personave të cilët vazhdimisht janë paraqitur në raportet tona si të kthyer të shumëfishtë në kryerjen e veprave më të rënda penale ne i dërguam në kryerjen e dënimit, kështu që kjo kishte rëndësi të madhe preventive për Tivarin dhe Sutomoren”, tha Radulloviq dhe transmeton Portal Analitika.
“Kishim aktivitet të madh në kontrollin e personave që i vozisin nën ndikimin e alkoolit, që ndoshta është metodë jopopullore, por është preventiv jashtëzakonisht e mirë”, shtoi ai.
Sipas tij, dy rastet më të rëndësishme të pazgjidhur janë sulmi në Stevo Vujaçiqin në banesën e tij kur u morën 100.000 euro, si dhe grabitja e pikës së karburantit “Kalamper” me 28 gusht, kur u morën 15.000 euro. Radulloviq theksoj që ekzistojnë disa informata operative dhe për këto raste, por tani nuk mund të flasë për to.