Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave: GJOBA PËR PESË SUBJEKTE NË ULQIN

Inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave (DAD) gjatë fundjavës së kaluar kanë kryer kontrollin e pjesshëm edhe në territorin e Ulqinit. Lëndë e inspektimit ishin regjistrimi i përgjithshëm tatimor, evidentimi i qarkullimit, pagesa e qarkullimit dhe regjistrimi i punëtorëve.

Me atë rast janë konstatuar parregullsi te një person juridik, tre sipërmarrës dhe një person fizik.

Siç thuhet, janë lëshuar urdhra për kundërvajtje, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me moslëshimin e faturave fiskale duke shfrytëzuar shërbimin fiskal, si dhe është konstatuar se personi fizik është duke ushtruar veprimtarinë pa kryer më parë regjistrimin e përgjithshëm tatimor, ndaj i është ndaluar kryerja e veprimtarisë.

Nga Drejtoria për të Ardhura dhe Dogana njoftuan gjithashtu se kanë kryer kontrolle të synuara ndaj tatimpaguesve, për të cilët janë konstatuar shkelje në vitet e mëparshme ose për të cilët organi tatimor ka pasur dijeni se nuk regjistrojnë qarkullim dhe nuk u lëshojnë fatura përdoruesve të shërbimeve në mënyrën e përcaktuar me ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI
Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI

NP “Qendra për Kulturë – Ulqin” nis ciklin e mbrëmjeve me temë letrare, historike, kulturore, sociale… Këtë cikël e kemi titulluar ODA, meqë tubon dashamirë në një vend dhe u jep

Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…
Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…

Javët e fundit të këtij viti do t’i kalojmë në një atmosferë festive, me pije, ushqim, e mbi të gjitha muzikë të mire. Në skenën e “Sweet December” me 24 dhjetor do të ngjiten: Accoustic

CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të enjten, më 8 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Pistulla,

Prezantohet programi Sweet December: MUND TË TËRHEQIM TURISTËT NGA I GJITHË RAJONI
Prezantohet programi Sweet December: MUND TË TËRHEQIM TURISTËT NGA I GJITHË RAJONI

“Besojmë se kemi eventin më të bukur që do ta ringjallë Ulqinin në këtë periudhë, me të cilin mund të tërheqim mysafirë nga i gjithë rajoni”, tha të mërkurën në prezantimin e programit të eventit “Sweet

Me mbështetjen e diasporës: HAPET FURRA E BUKËS NË OSTROS
Me mbështetjen e diasporës: HAPET FURRA E BUKËS NË OSTROS

Shoqata “Kraja”, e cila vepron në SHBA dhe ka filialin e saj në vendlindje, ka realizuar projektin e fundit – furrën e bukës në Ostros, transmeton Barinfo. Vitet e fundit kjo zonë nuk kishte furrë buke,