Kontrolli i fundit i numrit të mizave të Ullirit në zonën e Ulqinit është bërë me 23 korrik të këtij viti, u njoftua nga Drejtoria për Siguri të Ushqimit, Veterinë dhe Punë Fitosanitare.
Siç theksohet, numri më i madh u regjistrua në Ullishtën e Ulqinit.
“Edhe pse para një jave është rekomanduar trajtimi urgjent ai mungoi ose është bërë në dy ditët e kaluara, prandaj akoma nuk ka efekt”, thanë nga Drejtoria dhe theksuan: “Duke pas parasysh këtë situatë prodhuesve i rekomandohet që, nëse dëshirojnë ta ruajnë prodhimin e keq të ullirit, veçanërisht në zonën e Valdanosit DUHET MENJËHERË të bëhet trajtimi kimik”.