Është identifikuar personi që ka dërguar e-mail për mjete shpërthyese të vendosura në shkollat në Ulqin, njoftoi Drejtoria e Policisë.
Drejtoria bën me dije se personi në fjalë nuk i nënshtrohet përgjegjësisë penale për shkak të moshës së tij.
“Është njoftuar ushtruesi i detyrës së prokurorit të shtetit se është identifikuar autori i veprës i cila ka shkaktuar panik dhe rrëmujë”, shtuan nga institucioni.