Drejtoria Komunës: SHKATËRRONI PALMAT E SULMUARA

Palma, Doseza e kuqe, Crveni surlasDrejtoria për siguri ushqimore, veterinë dhe punë fitosanitare ftoi administratat lokale në bregdet që të ndërmarrin hapat urgjentë në zbatimin e masave fitosanitare për shkatërrimin e palmave të sulmuara buburreci i njohur si “gjilpëra e kuqe”.

Po ashtu, siç theksojnë, Drejtoria fton të gjithë mbajtësit dhe kultivuesit e palmave që të kryejnë trajtimin urgjentë kimik të të gjithë palmave në bregdet.

Për kryerjen efikase të masave fitosanitare në luftë kundër këtij buburreci, ato theksojnë se është i nevojshëm reagimi urgjent dhe efikas i administrative lokale.

“Apelojmë tek organet e vetëqeverisjes lokale që masat e shkatërrimit të palmave të sulmuara të kryhen në ambiente publike, por edhe tek personat fizik, sepse vetëm nëse masat zbatohen në tërë bregdetin mund të presim rezultate më të mira dhe të ndalojmë përhapjen e organizmave të dëmshme në masën më të vogël të mundshme”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë të cilën e transmeton “Vijesti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi