Drejtoria për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore pranoi iniciativën e Ulqinakut Sami Flamuri që të mbrohen të mirat materiale Kroni i Begut, Kroni i Çinarit dhe Kroni Ujk në Ulqin.
Në bazë të kësaj iniciative pak kohë më parë është bërë edhe analiza hulumtuese me të cilën u përcaktua se “këto të mira materiale janë dëshmi autentike të historisë, kulturës dhe traditës së Ulqinit”.
Këto iniciativa dhe reagimi i shpejtë i organeve shtetërore janë për tu lavdëruar dhe tregojnë se me pak vullnet, përpjekje dhe gatishmëri mund të ruhen vlerat shumë të rëndësishme kulturore të këtij mjedisi.