Drejtoria për Kadastër dhe Pronë Shtetërore solli vendimin me të cilin lejohet që Kriporja e Ulqinit të regjistrohet si pronë shtetërore, dhe se Qeveria e Malit të Zi është bartëse e vetme e të drejtës për pronësi, mëson CdM.
Rikujtojmë se Këshilli për Privatizim dhe Projekte Kapitale në mbledhjen e mbajtur me 21 korrik solli vendimin sipas të cilit Kriporja është bërë pronë shtetërore.
Në vendimin të cilin e disponon portali CdM shkruan se Drejtoria për Kadastër dhe Pronë Shtetërore solli vendimin në bazë të Ligjit për Matjet Shtetërore dhe Kadastër, Ligjin për Marëdhëniet Pronësore – Private dhe Ligjin për Procesin Administrativ.