Drejtori i Drejtorisë për Punë Inspektuese të Malit të Zi, Mr. Ilir Harasani është në vizitë disa ditore në Kosovë.
Ai në Prishtinë do të bisedojë me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe drejtuesit e institucioneve të vendit.
Me këtë rast do të dakordohet bashkëpunimi më i afërt i Drejtorisë për Punë Inspektuese të Malit të Zi me institucionet e Kosovës.