Nga Drejtoria për Punë Publike njoftuan se u nënshkrua kontrata për modernizimin e rrugëve lokale në vendbanimin Kollomzë, në gjatësi prej 1,2 kilometër.
Siç theksohet, ky projekt është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, sepse do të mundësojë lidhshmërinë më cilësore me akset tjera rrugore.
Vlera e punimeve është 55.418 euro. Për kryes të punimeve u zgjodh kompania “Putevi” nga Tivari, të cilët ditët e ardhshme do të përgatisin terrenin për punime, shtohet në kumtesë.