Drejtoria për punë inspektuese deklaroj që organet e saj gjatë muajit të kaluar në komunën e Ulqinit kanë kryer mbi 1300 kontrolle. “Janë gjetur 630 parregullsi, janë ndërmarr 289 masa të tregimit të parregullsive, 282 vendime për heqjen e parregullsive, janë shkruar 399 dënime, janë dorëzuar 3 kërkesa për procedurën e shkeljes dhe një padi penale”, thuhet në deklaratën e kësaj Drejtori mbasi që të mërkurën ka reaguar një grup i afaristëve dhe qiramarrësve të plazheve.
Në drejtori mendojnë që këto të dhënat vërtetojnë që inspekcionet kanë vepruar në mënyrë parandaluese. “Përndryshe, mënyra parandaluese e veprimit është e paraparë për subjektet që për herë të parë kryejnë veprimtari afariste, çka nuk ishte rasti me grupin nga Ulqini që u lajmërua në media, e të cilët tash disa vite kryejnë veprimtari afariste, kështu që nënkuptohet që janë të njoftuar mjaftueshëm me të gjitha rregulloret ligjore që trajtojnë veprimtarin e përmendur”, shtohet në kumtesë.
Posaçërisht thuhet që qiramarrësit e caktuar përveç sipërfaqes së marrë me qira në zonën e “Të Mirave Detare”dhe lokacionit të miratuar për kryerjen e veprimtarisë, me iniciativë të vet zgjerojnë hapësirën e caktuar, si dhe numrin e mobilieve në plazh.
“Me qëllim të krijimit të tregut të rregullt, është arritur bashkëpunimi me organet e qeverisjes lokale, ndërmarrjet publike dhe organet tjera shtetërore”, thonë në drejtorinë për punë inspektuese, gjegjësisht nga shtabi për përcjelljen e sezonit turistik.