Në përmbytjet e vitit 2010 argjinaturat në Bunë duruan, por ato duhet të ripërtërihen, është vlerësuar nga Drejtoria për ujë e Malit të Zi.
Siç tha drejtori i këtij institucion Zoran Jankoviq, sikur kjo mos të ndodhte Ulqini ka të ngjarë se do të ishte krejtësisht i përmbytur.
“Për këtë arsye investimi në argjinatura, gjegjësisht mbrojtja nga përmbytjet asnjëherë nuk është e shtrenjtë”, theksoi ai.
Sipas fjalëve të tija, është e nevojshme po ashtu që të rregullohet rrjedha e ujit në Bunë, si dhe të parandalohet eksploatimi i paplanifikuar i rërës.









