Drejtoria për Ujëra e Malit të Zi me përkrahjen financiare të NP “Të Mirat Detare” dhe Drejtorinë për Punë Publike, filloi punimet për largimin e materialit të tepërt dhe thellimin e shtratit të lumit Buna në hyrje të degës së djathtë, e të cilët do të vazhdojnë përgjatë tërë degës.
“Punimet kryhen në pajtim me Projektin e mirëmbajtjes së rrjedhshmërisë të degës së djathtë të lumit Buna në zonën e grykëderdhjes së saj, të cilin paraprakisht e hartoi Drejtoria për Ujëra si bartëse e këtij projekti. Vlera e projektit është 800.000 euro, ndërsa NP “Të Mirat Detare”, në bazë të Përfundimit të Qeverisës së Malit të Zi deri tani ka marr pjesë me 200.000,00 euro në këtë projekt”, thuhet në kumtesë.
Kryerësi i punimeve është “Cijevna Commerce” shpk nga Podgorica, ndërsa e tërë puna duhet të përfundohet deri në fund të vitit.
“Punimet do të mundësojnë rrjedhshmërinë normale të lumit Buna në degën e djathtë në periudhë të gjatë kohore, në mënyrë që mos të ndodh prapë mbyllja e grykëderdhjes së djathtë të Bunës”, thuhet në kumtesë.