Drejtoria tatimore: BLLOKOHEN SHTATË NDËRMARRJE PUBLIKE NË ULQIN

Miomir M. MugosaDrejtoria tatimore ka filluar aktivitetet e ndërmarrjes së masave të pagesës së dhunshme ndaj ndërmarrjeve dhe institucioneve në nivel të njësive të vetëqeverisjes lokale të cilët vonojnë me shlyerjen e detyrimeve tatimore.

Masat e pagesës së dhunshme me bllokim të xhiro llogarisë janë ndërmarr ndaj shtatë  ndërmarrjeve lokale në Ulqin.

Shtohet që disiplina tatimore në këtë komunë është ndër më evidentët në vend.

Drejtoria tatimore ka njoftuar se do të vazhdojë me zbatimin e masave të pagesës së dhunshme ndaj komunave dhe ndërmarrjeve lokale dhe institucioneve, si dhe ndaj të gjithë taksapaguesve të cilët vonojnë me pagesën e tatimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi