Drejtoria Tatimore gjatë gushtit të vitit 2019 ka realizuar pagesën rekord bruto prej gati 107 milion euro, duke tejkaluar realizimin nga gushti i vitit 2018 për 5,1 milion euro, njoftohet nga ky institucion.
Thuhet se në periudhën qershor – gusht në Ulqin u shënua pagesa më e mirë prej një milion euro, ose 18 për qind më shumë se një vit më herët.
“Rezultatet e mira të pagesës së të ardhurave gjatë sezonit janë indikator i rritjes graduale të disiplinës tatimore, që është rezultat i punës intensive të të gjithë shërbimeve të Drejtorisë Tatimore, duke tentuar që me krijimin e shërbimeve cilësore dhe me edukimin e taksapaguesve, por edhe me sanksionimin e punës ilegale, të nxitet respektimi vullnetar i rregullave tatimore, të ruhet konkurrenca luajale në treg dhe të përmirësohet ambienti i punës në tërësi”, pohojnë në Drejtorinë Tatimore.