Drejtuesit e PSD-së në Ulqin: PRESIM RRITJE TË PËRKRAHJES SË VOTUESVE

sdp (1)Drejtuesit e Partisë socialdemokrate të Malit të Zi kanë qëndruar sot në Ulqin. Lideri i kësaj parti dhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq, nënkryetarët e partisë Rashko Konjeviq dhe Ivan Brajoviq, anëtarët e Kryesisë Miqo Orlandiq dhe Jusuf Kalamperoviq, kanë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit komunal të PSD-së në të cilën është analizuar rrjedha e fushatës parazgjedhore. “Ne jemi të kënaqur me fushatë dhe jemi të sigurt që do të kemi rritje të përkrahjes së qytetarëve. Sepse, me marrjen pjesë në pushtet kemi dëshmuar se politika mund të udhëhiqet me plotësimin e premtimeve”, tha zëdhënësi i partisë Mirko Staniq.

Drejtuesit e kësaj parti pastaj në Ranë janë shoqëruar me aktivistët e PSD-së, kanë vizituar disa ndërmarrje private në qytet, e pastaj janë nisur në zonën e Anës së Malit. Në zyrën e kësaj parti në Katërkollë është folur për fushatën, janë vizituar disa familje dhe kolektive ekonomike, ndërsa kokteji me aktivistët e PSD-së është organizuar në restorantin “Panorama”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi