Dreshaj vërtetoi: NUK DUA TË JEM PJESË E KUSUREVE POLITIKE

 

Pal DreshajIsh nënkryetari i KKSH-së Pal Dreshaj mbajti dje në Tuz konferencë për shtyp. Ja fjalimi i tij.

Keshilli Kombetare Shqipetar ne Mal te Zi si subjekt me kulmore perfaqesues i Shqipetareve ne Mal te Zi, i themeluar ne pajtim me Ligjin per pakica, edhe pse me mangesi kolosale te kompetencave, duhet te jete nje mjet i fuqishem per prezentimin e problemeve te Shqipetareve ne Mal te Zi dhe si i tille edhe per zgjedhjen e tyre. E them mjet i fuqishem sepse ne perberjen e vet i ka krejt akteret politik shqiptar ne Mal te Zi (deputet, kryetare te komunave, kryetare te subjekteve nacionale etj.) si dhe perfaqesues te sektorit civil, perfaqesuesi nga radhet e intelektialeve dhe qytetareve.

Edhe perkunder pengesave te dala nga kornizat juridike KKSH ne MZ ka ba nje pune respektabile…E them kete sepse si subjekt i posaformuar dhe i ri ne praktiken politike ne Mal te Zi i kishte veshtiresite e veta, mirepo pritjet ishin me te medhaja se sa arritjet. Jam i vetedijshem se permiresimi dhe avansimi i pozites se Shqipetareve ne Mal te Zi eshte proces dhe se nuk zgjidhet si me shkopin magjik por gjithashtu jam i vetedijshem se ne si KKSH mundemi dhe duhet bere me shume….dhe nese mbas nje distance kohore analizojme arritjet dhe objektivat atehere kam bindjen se nuk kemi avansuar shume. Per kete gjendje pervec arsyeve objektive kemi edhe shume arsye te natyres subjektive.
Pikerisht duke u udhehequr nga keto te dytat une zgjodha kete vendim:

-I paknaqur me angazhimin e anetareve te KKSH ne punen e KKSH
-I paknaqur me menyren dhe metdodat e punes ne KKSH
-I paknaqur me tregeti politike ne kurriz te KKSH
-I paknaqur me abuzime politike me KKSH
jap doreheqje nga posti i Nenkryetarit te Keshillit Kombetare Shqipetare ne Mal te Zi.

Duke u nisur nga motivet e larteshkruara mendoj se qendrimi im ne postin e Nenkryetarit eshte i pakuptimte dhe ndergjegja ime nuk me lejon te behem pjese e kusureve politike dhe veprimeve jocilesore te disa subjekteve qe participojne ne KKSH.
Gjithashtu menyra ime e te vepruarit ne KKSH nuk perputhet me menyren se si veprohet.

Ne fund uroj qe ky akt i imi te jete nxites per nje pune me frytedhenese dhe me efikase te KKSH si dhe fuqimisht dhe pa reserve shprehi gatishmerine per bashkepunim ne zgjidhje te problemeve qe brengosin Shqipetaret ne Mal te Zi dhe me gjere.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa