DRI: REFUZOHET KËRKESA E CUNGUT PËR REVIZION TË BUXHETIT TË KOMUNËS SË ULQINIT PËR 2015

Institucioni shteteror i revizionit, Drzavna revizorska institucija, Branislav RadulovicInstitucioni shtetëror i revizionit (IRSH) ka refuzuar iniciativën e kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungut që ky institucion të kryejë kontrollin e revizionit të buxhetit të kësaj Komunë për vitin 2015, mëson Portali Ul-info.

“Duke marrë parasysh numrin e revizioneve të planifikuara me planin vjetor të DRI për vitin 2015 dhe kapacitetet ekzistuese të revizionit, Ju njoftojmë se nuk kemi mundësi të përmbushim kërkesën Tuaj”, thuhet në shkresën të cilën në fillim të majit ia dërgoi kryekomunarit të Ulqinit kryetari i Këshillit të ISHR Millan Daboviq.

Ai shtoi se iniciativa e Cungut do të shqyrtohet me rastin e përpilimit të Planit vjetor të revizionit për vitin 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi