Dritan Maraj: ÇFARË EUROPE DUAM NE?

14731309_1293906430621974_1201768451526917642_nI riu nga Ulqini Dritan Maraj, përndryshe student në Beuth University of Applied Sciences në Berlin (Gjermani), morri pjesë të hënën, më 24 tetor, në konferencën e titulluar “Çfarë Europe duam ne?”, ku ishte mysafir Ministri i jashtëm gjerman Frank – Walter Steinmeier. Përshtypjet e tija nga ky takim, vizionin e tij për Europën e së ardhmes dhe përshkrimin e projekteve me të cilët po merret po ju përcjellim në tërësi.

Kisha nderin dhe kënaqësinë që dje (të hënën) t’i përgjigjem ftesës së bërë që të marr pjesë në takimin dhe debatin me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë z. Steinmeier dhe moderatoren znj. Hayali ,të organizuar në Berlin.

Me plot gojë e them që ftesën nuk e prisja. Si një student shqiptar nga Mali i Zi deri tani nuk kisha marr pjesë në evenimente të tilla. Ndoshta në këtë mendim ka ndikuar politika vendase, ndoshta edhe përkrahja që nuk ekziston në asnjë aspekt nga shteti nga vij. Por, kësaj radhe nuk do të hyjë thellësisht në përshkrimin e këtij realiteti, me qëllim që t’i jap një përshkrim sa më objektiv ndodhisë së sotme.

Tema kryesore diskutuese e ditës së sotme ishte: “Çfarë Europe duam ne?”. E ardhmja e Europës, padyshim, Bashkimi Evropian është duke u përballur me sfida të veçanta. Ata përfundimisht të gjitha të çojnë në të njëjtën pyetje: çfarë lloj të Europës ne duam, se sa Europë ne duam – dhe si mund te matet ajo që ne jemi të gatshëm të bëjmë për këtë bashkim?

cfare-europe-duam-neBashkimi Evropian është historia më e madhe e suksesit të shekullit të kaluar për anëtarët e këtij uniteti. Të gjitha objektivat fillestare që Bashkimi kishte vendosur ne themelin e vet janë plotësuar: paqja në mesin e shteteve anëtare është e sigurt, Europa është rindërtuar, lufta e ftohtë është kapërcyer por edhe ndarja objektive e kontinentit është arritur të ndryshojë në përmasat e bashkimit. A kemi nevojë për Bashkimin Europian tani në shekullin e 21? Athua që një shoqatë, që ka arritur objektivat e saj, të shfuqizohet më mirë? Situata botërore në vitin 2016 është karakterizuar nga paqëndrueshmëria politike dhe ekonomike, nga terrorizmi, nga kriza e refugjatëve dhe jo më pak prej një egoizmi në rritje dhe nacionalizmit në mes të shumë vende të kësaj bote. Në mbledhje të të gjitha këtyre vetive, kjo mund të çojë në një kërcënim të ri për paqen, që ne aq dëshpërimisht e kemi nevojë.

Një nga temat që u cekën sot ishte edhe Brexit dhe kriza e refugjatëve. Sipas mendimit tim, që e reflektova edhe sot, Europianët duhet të përfitojnë nga referendumi për ç’anëtarësimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian dhe nga kriza e refugjatëve, si një pikë kthese për të menduar qetësisht për atë formë BE-ja që duhet të miratohet në të ardhmen. Nën moton “Të bashkuar në diversitet”, numri i shteteve anëtare është rritur në mënyrë të qëndrueshme. 24 gjuhë zyrtare dhe forcimi i identitetit kulturor të shteteve anëtare të BE-së janë vlera të cilat BE-në e ndryshojnë nga ekonomitë e tjera botërore dhe nga llogaritë për potencialin e saj. Për më tepër, zgjerimi i BE-së do kontribuojë gjithashtu për më shumë demokraci. Vendet që janë ende në negociata për anëtarësim, kanë një nxitje të fortë për proceset e reformave. Prandaj, politika e zgjerimit gjithashtu kontribuon në stabilizimin demokratik të vendeve, një pikë që u përfol sot.

ministri-steinmeierNga ana ime u shtrua pyetja, se a është e nevojshme që Bashkimi Europian, jashtë kufijve të tanishme, t’i zgjerojë kompetencat në aspektin e shpërndarjes së fondeve dhe projekteve për shtetet e Ballkanit? ku për projekte të tilla po dëgjojmë dhe lexojmë, por për fat të keq nuk po i shohim. Mos ndoshta po keqpërdoren nga klasa politike?Përgjigja ishte që Bashkimi Europian ka nevojë për pavarësi dhe zhvillim të politikës së jashtme, me qëllim të zhvillimit sa më cilësor të negociatave për shtetet e Ballkanit. Është ne interesin e të gjithëve që këto projekte të realizohen, me qëllim të zhvillimit bilateral dhe një të ardhme të përbashkët Euro-Atlantike të shteteve të Ballkanit.

Nga ana tjetër vlen të përmendi, si shembull konkret Shqipërinë dhe Kosovën, nga të cilat dita ditës po emigrojnë shumë Shqiptarë, duke u radhitur të dytit nga numri i azilkërkuesve mbas sirianëve, edhe pse shtetet e Ballkanit konsiderohen si shtete të sigurta. Për fat të mirë në muajt e fundit kjo dukuri ka pësuar rënie të konsiderueshme, e sidomos në muajin e shtatorit.

Shkurtimisht shpalosa dhe disa rezultate nga dy projektet ku jam momentalisht i angazhuar. Bëhet fjalë për projekte që u jetësuan për shkak të krizës së refugjatëve. “Dialogu në shkollë” është një nga projektet ku për momentin po angazhohem me disa studentë të Gjermanisë. Bëhet fjalë për një projekt të iniciuar nga Ministria për Zhvillim politik të Gjermanisë dhe që ka në fokus të rinjtë me prejardhje migrimi që po përballen me sfida sociale e politike në shkolla të Berlinit, duke bashkëpunuar me to në sfera të ndryshme me qëllim të integrimit të plotë në shoqëri.

Projekti tjetër është projekt pilot, ku detaje të mëtutjeshme do të shfaqen në muajt e ardhshëm.

Kishte biseda nga spektra të ndryshëm sot, siç janë kriza e refugjatëve, krijimi i ushtrisë europiane, por edhe mbrojtja e vlerave Europiane, të cilat me apo pa bazë po çojnë në një skepticizëm të politikës së tanishme mbi Europën. Të gjitha këto tema shkaktuan një debat të frytshëm dhe të mirëfilltë të studentëve nga shumë cepe të Europës me Ministrin e jashtëm Steinmeier.

Në të ardhmen e afërt, këto vlera duhet të kultivohen më tej, në mënyrë që te ekzistojë, sipas mendimit tim, një Europë sovrane dhe e unitetit te popujve, por mbi të gjitha e hapur për shtete dhe anëtarësime të reja.

Të pranishëm ishin edhe media gjermane që e transmetuan këtë ndodhi. Ishte një konferencë dhe takim domethënës, që tek unë personalisht ndikoj në të menduarit më të hollësishëm dhe kritik në pikëpamjen e çështjeve Europiane, që kanë dhe do kenë një rëndësi tepër të madhe për popullin e Europës në vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi