Drobniç: KRIPORJA ËSHTË MARGARITAR TË CILIN ÇDOKUSH DO TA RUANTE SIKUR TA KISHTE

Mitja DrobnicShefi i Delegacionit të Bashkimit europian në Mal të Zi, ambasadori Mitja Drobniç, ka thënë se nga aspekti i turizmit, Kriporja në Ulqin është margaritar të cilin çdokush do ta ruante sikur ta kishte.

“Shpresoj që shteti është i vetëdijshëm për këtë gjë. Nëse nuk ruhet Kriporja, nuk do të ruhet imazhi ornitologjik i Europës. Mos e bëni këtë gjë”, tha ai.

Përndryshe, për shkak të rëndësisë së kësaj zone Komisioni europian deklaroi se parakusht për hapjen e kapitullit 27 (mjedisi jetësor) në negociatat integruese është pikërisht marrëdhënia e Qeverisë së Malit të Zi ndaj kësaj perle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…