Drejtori i drejtorisë për hidrokarbure Vladan Dubleviq ka thënë se në projektin e hulumtimit dhe eksploatimit të naftës dhe gazit “shteti ka paraparë edhe implementimin e standardeve më të larta të mundshme nga aspekti i mbrojtjes së njerëzve dhe mjedisit jetësor”.
Dita e nënshkrimit të kontratës vlerësohet si dita e fillimit të hulumtimit të hidrokarbureve në Mal të Zi. Kjo do të thotë se kompanitë në konsorciumin Eni dhe Novatek tashmë kanë filluar hulumtimin. Konkretisht, bëhet fjalë për proceset përgatitëse për atë çfarë i pret: nga hapja e zyrave deri tek marrja e pëlqimit dhe të gjitha ato çfarë nevojitet. Zyrtarisht, nënshkrimi i kontratës me koncesionarin tjetër Energean Oil&Gasse pritet në fund të janarit ose fillim të shkurtit”, tha Dubleviq për Portal Analitika.
Sipas fjalëve të tija, hapja e parë e puseve në nëndetin e Ulqinit do të jetë në vitin 2019.