Duke pritur mbledhjen e Kuvendit: DEFANZIVA E FORCES

Opstina-UlcinjTërheqja e të gjitha pikave nga rendi i ditës i Parlamentit lokal ishte hap dëshpërues i kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu. Ai me këtë hap ka vërtetuar pozitën e vet shumë mujore në defanzivë, që në politikë është tregues i pafuqisë dhe dobësisë, e akoma më shumë me qëndrimin e partisë së tij, Forces së re demokratike, që nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme.

Në vend që të veproj në mënyrë të kundërt: ti përballë argumentet para opinionit publik dhe në këtë mënyrë të nis kampanjën për zgjedhjet e parakohshme, FORCA ikën nga diskutimi në kuvend ku ka një të tretën e këshilltarëve!?

Edhe për shkurtim të mandatit të përbërjes ekzistuese të Kuvendit kjo parti ishte e detyruar, sepse si ndryshe të shpjegohet që këshilltarët e saj kanë nënshkruar letrën (pranimin?) në të cilën theksohet që pushteti lokal në ikje “siç duket nuk ishte i dedikuar interesit të qytetarëve”.

Të gjitha shpresat e Cungut janë drejtuar kah Partia demokratike e socialistëve, e cila ka paralajmëruar që nuk do ta bëj kuorumin në mbledhjen e parë të martën. Por, as pozita e PDS-së nuk është shumë e lehtë nëse të gjitha partitë tjera shkojnë në Parlament, sidomos nëse deri në fillim të mbledhjes nënshkruajnë Iniciativën për shkarkimin e kryetarit të komunës për faktin që ai tash dy vite nuk ka plotësuar detyrimin ligjor dhe dorëzuar raportin e punës Kuvendit i cili e ka zgjedhur në këtë funksion.

Në çdo rast, ditët e ardhshme të gjitha partitë do ti marrin pozicionet e veta për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Duke shpresuar që qeverisja e ardhshme do të jetë më e mirë se kjo e tanishmja, sepse për këtë në ikje, e cila i ka zhgënjyer të gjitha pritjet e qytetarëve, ama bash askush nuk do të ankoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi