E.Bakalli: ARSIMI PRIORITET PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETIT RE, POR MË SHUMË NË LETËR

“Edhe pse gjatë viteve të fundit vërehet avancimi i pozitës së popullatës rome dhe egjiptiane (RE), ato në Mal të Zi vazhdojnë të ballafaqohet me pengesat e shumta sa i përket gëzimit të të drejtave të veta”, thotë drejtori ekzekutiv i OJQ “Info Portal MNE” Enes Ukoviq.

Ky i ri nga Ulqini thekson me keqardhje se pikërisht në qytetin e tij të lindjes punohet më pak për përmirësimin e pozitës komunitetit RE në raport me pjesën tjetër të Malit të Zi.

Pohimin e tij e vërtetojnë rezultatet e anketës ECR të cilën e realizuam gjatë ditëve të fundit, e në të cilën morën pjesë rreth 120 qytetare/ë të Ulqinit.

Shumica e Ulqinakëve/eve thonë se janë të njoftuar me problemet e popullatës rome dhe egjiptiane, por pjesa më e madhe e tyre nuk dinë pothuajse asgjë për programet/aksionet për përmirësimin e statusit të tyre në këtë komunitet. Numri i atyre që morën pjesë në ndonjë program ose aksion për përkrahjen e romëve dhe egjiptianëve është jashtëzakonisht i vogël (rreth dhjetë për qind).

Nota mesatare për pozitën e popullatës RE në Ulqin, e fituar nga përgjigjet e dhëna në këtë anketë, është vetëm 2.28 në shkallën nga 1 deri në 5.

Po ashtu, brengosin të dhënat që rrjedhin nga analiza e rezultateve të procesit të arsimimit të komunitetit RE në Ulqin. Rreth 60 për qind e atyre që morën pjesë në anketë thanë se kanë vërejtur trajtim të pabarabartë të romëve dhe egjiptianëve në shkolla, kurse mbi 70 për qind mendojnë se sistemi ynë arsimor nuk punon mjaftueshëm në luftën kundër diskriminimit.

Edhe pse ulqinakët, historikisht, më shumë i kanë takuar qytetit sesa shtetit, të dhënat tregojnë se nga populli nuk është krijuar qytetari/ja. Shumë prej tyre, siç pohuan vet, kanë vërejtur rastet e diskriminimit të popullatës RE në shkolla, mirëpo është jashtëzakonisht i vogël numri i atyre që këto raste i denoncuan tek autoritetet.

Ukoviqi konsideron se duhet të veprohet në mënyrë aktive dhe sistematike me synim të përmirësohet pozita e popullatës RE në fushën e arsimit. „Asistentët në arsim duhet të jenë përfaqësues të komuniteteve të tyre, që nuk është rasti në Ulqin. Problem i madh është edhe se përfaqësuesit e popullatës RE të cilët përfundojnë shkollën e mesme punojnë punë të vështira fizike, që krijon imazh të keq për gjeneratat e reja“, thotë ai dhe thekson: „Arsimimi i popullatës RE duhet të jetë prioritet sa i përket integrimit“.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe drejtori i organizatës joqeveritare nga Ulqini „Romano Drom“, Allmir Beganaj. „Mundësia për përmirësimin, respektivisht avancimin e pozitës së përfaqësuesve të komunitetit tonë është në rritje e përqindjes së personave të arsimuar. Sa më shumë fëmijë RE duhet të përfundojnë shkolla të larta dhe të punësohen. Kjo është mënyra e vetme që komuniteti shumicë të ketë mendim më të mirë për popullatën RE“, pohon ai.

Sipas fjalëve të kronistët nga Ulqini, Ismet Karamanagës, për përmirësimin e statusit të popullatës rome dhe egjiptiane duhet të punohet për çdo ditë dhe në klimën e tolerancës së përgjithshme. „Nevojitet rritja e vetëdijes për atë se çfarë është diskriminimi dhe si të luftojmë kundër tij, si dhe në çfarë mënyre të përkrahim grupet e margjinalizuara dhe t’i ndihmojmë të gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj“, përfundon mësimdhënësi shumëvjeçar në Gjimnazin e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 shkurt, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: të hënën: në periudhën prej orës

Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT
Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT

Në fillim të Plazhit të Madh, në një sipërfaqe prej rreth 81 mijë metrash katrorë, do të ndërtohet një port peshkimi. Porti do të do të ketë dedikim të përzier, gjëgjësisht do të ketë 60  vende ankorime

OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI
OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI

Organizata Turistike e Ulqinit, nen organizimin e Organizates nacionale Turistike te Malit të Zi, po merr pjese për herë të parë në panairin e turizmit Balt Tour 2023, i cili do të mbahet në Riga nga data

TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK
TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK

Me pjesëmarrësit e projektit “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik”, të enjten në Ulqin u realizuasesioni i trajnues i radhës. Ligjëruese në këtë aktivitet ishte gazetarja