E.Bilali: Rruga Skje – Zogaj do të jetë gati verën e ardhshme

“Shiroka u ba, ku jena me Zogajn?”, këtë shprehje e kam dëgjuar jo rrallë herë këto dy vite. Një dëshirë e fortë qe veçse me e shfrytëzu vetë edhe me u krenu me një tjetër aset publik.

Një perlë turistike e qytetit tonë, Shiroka është shembulli tipik i trasnformimit falë investimit madhor të qeverisë. Nga nominimi për çmim ndërkombëtar në arkitekturë për sheshin e Shirokës, tek rritja e fluksit të frekuentuesve. Nga impakti i drejtpërdrejtë në të ardhurat e shumëfishuara për bizneset lokale tek impakti në rritjen e turizmit në tërësi. Kjo “copëz” e vogël ???? e një tablloje shumë më të madhe dhe të pa identifikueshme pas disa vitesh ishte prova e radhës për rëndësinë e investimeve në infrastrukturë.

Por Shkodra, me të drejtë kërkon shumë më shumë sepse mund të ofrojë për shkodranët e shqiptarët shumë më shumë jo vetëm në eksperiencë turistike por në impakt ekonomik rajonal e më gjerë.

Tashmë është lidhur kontrata për të filluar punën për rikonstruksionin e rrugës Shirokë-Zogaj- kufi me Malin e Zi dhe sistemet e ujësjellësit dhe ujërave të përdorura në Shirokë-Zogaj. Punimet janë parashikuar të përfundojnë në Korrik të vitit të ardhshëm.(Eetimestv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…