Meteorologët kanë paralajmëruar që e marte, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më të ngrohta të vitit. Temperaturat e ajrit në Ulqin do të sillen rreth 37 gradë Celsius.
Për shkak të erës së dobët, ndjesia subjektive do të thotë që është akoma më ngrohtë dhe që temperatura sillet rreth 40 gradë.
Nga e premtja po ashtu do të jetë me diell, por pak më freskët, gjegjësisht temperatura e ajrit do të jetë rreth 32 gradë.