E.Nimanbegu: ËSHTË E VËSHTIRË T’JA PREZANTOSH PUNËN E VET ATYRE QË I NJEH

edita-nimanbeguDizajnuesja nga Ulqini dhe pronarja e “Eden Atelier” Edita Nimanbegu, në bashkëpunim me miqtë e saj, Leo Jankoviqin (L&G design), Muho Uruçin dhe Anella Zuberoviq, të shtunën në Kala do t’i prezantohet për herë të parë publikut vendas.

Ajo për “Vijesti” tha se kishte dëshirë që publikut t’i prezantohet me sfilatë të vet, por për këtë rast kjo do të jetë përmbledhja e punës së saj të deritashme, gjegjësisht bashkimi i dy koleksioneve “(Un)Velied” dhe “She Who Fell to Earth”.

“Gjëja më e vështirë është t’ja prezantosh punën njerëzve të cilët privatisht i njeh. Prandaj kam pak frikë, por mendoj se kjo është normale”, tha Nimanbegu.

Përndryshe, në këtë sfilatë të modës do të prezantohet edhe dizajnuesja nga Prishtina Atlantida Maloku, Lilo Shehu nga Tirana dhe Lazar dhe Kristina Iliq nga Podgorica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi