E pabesueshme: RRETH NJËZET DJEM NGA ULQINI LUAJNË PËR KLUBE TJERA!

Vetëm për arsye se në Ulqin nuk ekzistojnë kushtet minimale për përgatitje dhe pjesëmarrje në gara zyrtare, rreth njëzet futbollist të ri nga Ulqini luajnë për klube tjera në bregdetin e Malit të Zi. kështu, për shembull, në “Arsenallin” e Tivatit stërviten 14, në “Mogren” të Budvës tre, ndërsa dy të rinj nga Ulqini në “Mornarin” e Tivarit.

Nëse dihet që vetëm para tre viteve në “Otrant”, i cili para syve tanë në ndërkohë praktikisht është fikur, janë stërvitur 150 pionier dhe junior, atëherë është e qartë se për çfarë rënie bëhet fjalë.

Po ashtu, është mirë të lavdërohen dhe prindërit e këtyre nëntëmbëdhjetë djemve që nuk kursejnë para, mund dhe kohë që fëmijëve të vet të ju mundësojnë përgatitje dhe ndeshje në ndonjë klub futbolli. Ndërkohë ky komunitet lokal flenë me gjumin “e vdekur”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi