E.Papo: ULQINI TË JETË NË HARTËN TURISTIKE TË HEBRENJVE

Dr Eliezer PapoRabini kryesor i Bosnjës dhe Hercegovinë dr Eliezer Papo ka thënë se konferenca për Shabetaj Cvinë, e cila të enjten fillon në Ulqin, do të jetë tubimi më i madh deri tani i cili është mbajtur për këtë figure më të rëndësishme të Hebrenjve të shekullit 17.

Ai theksoi se është e rëndësishme që njohësit eminent të figurës dhe veprës së Cvisë të kuptojnë dhe të ja transmetojnë botës mesazhin se sa lehtë është të vihet në Ulqin dhe sa bukur është të qëndrosh në të.

“Dëshirojmë po ashtu që ky qytet të jetë në hartën turistike të Hebrenjve, siç është në hartën e studimeve shabatajanike”, shtoi profesor Papo.

Ai, përndryshe, gjendet në krye të këshillit shkencor të kësaj konference katërditore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi