Nën organizimin e Komunës së Ulqinit, Bibliotekës së Qytetit dhe revistes Komun@, në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, të premten, më 13 maj 2022, me fillim nga ora 19:00, do të bëhët përurimi i revistës për vetëqeverisje lokale dhe kujdesin ndaj trashëgimisë së Malit të Zi, KOMUN@ dhe numrit tematik kushtuar tërësisht Ulqinit.
Në promovim do të flasin Aleksandar Daboviq, kryetar i Komunës së Ulqinit, Hatixha Gjoni, nënkryetarja e komunës dhe publiciste, Zhelko Rutoviq, teoricien i mediave, kulturolog dhe publicist, Mustafa Canka, publicist dhe gazetar, Gjuro Daboviq, profesor dhe Amer Ramusoviq, drejtor dhe kryeredaktor i revistës Komun@, kurse moderatorja e mbrëmjes do të jetë drejtorja e Bibliotekës, Ardita Rama.
Nxënësit e Shkollës së Muzikës në Ulqin do të kenë performancën e tyre në këtë promovimin, ndërsa i ftuar special do të jetë Andrej Nikolaidis, shkrimtar, publicist dhe gazetar.