E teprove Ibro: NË ULQIN VEROJNË RRETH 200 MIJË PUSHUES!?

Ibrahim-Berjashi“Vlerësohet se në këtë qytet tradicionalisht më të adhuruar turistik në Adriatik verojnë rreth 200 mijë pushues nga 40 vende të botës,por rreth 80 për qind nga diaspora jonë e madhe”, shkruan në FB gazetari i njohur dhe publicisti Ibrahim Berjashi dhe shton: “Ulqini ka arritur nivelin më të lartë të vizitës turistike. Gjatë 24 orëve të fundit po bëhet “luftë” për një shtrata të lirë. Pushuesit thonë se asnjë vend në Adriatik nuk mund të krahasohet me këtë vend – siguria, furnizimi me ujë e rrymë elektrike, jeta e pasur e natës, mirëpritja edhe të gjitha vlerat që bëjnë të adhurueshëm një vendverim në Adriatik. Vlerësohet që aktualisht pushojnë rreth 200 mije turistë”.

“Bëmë një gjiro nëpër bregdetin shqiptar, deri në Sarandë. Por, erdhem për të pushuar, vërtet pushuar në Ulqinin e “sofrës” shqiptare”, shprehet njera ndër familjet e shumta kosovare nga disapora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi