E.Ukoviq: INTERVISTË ME DREJTOREN E SH.F. “MARSHALL TITO”, MEDINA ÇOBAJ

1.Para disa muajsh jeni emëruar si drejtoreshë e shkollës sonë. Çfarë ju ka motivuar që të panoni këtë post?

Motivimi i veçantë vjen nga forca ime e që është optimizmi dhe qëndrimi im pozitiv që kam. Nga natyra jam shumë ambicioze dhe më pas jam gjithmonë e  motivuar sa herë që shoh një mundësi për të bërë diçka të re sepse besoj në intuitë dhe jam e gatshme të rrezikoj. Luftoj për drejtimin tim në punë, për punonjësit e institucionit dhe për nxënësit. Në këtë shkollë jam e rrethuar nga njerëz mes të cilëve ndihem shumë e  vlerësuar dhe prandaj dua të krijoj një besim akoma më të madh dhe të bëj maksimumin për të realizuar synimet e mia e ato janë ngritja e shkollës në nivel edhe më lartë. Besoj në veten time dhe aftësitë e mia dhe synimi im është të ngris etikën time të punës dhe në të njëjtën kohë të përmirësoj proceset edukative në shkollë. Ajo që është e rëndësishme për mua personalisht është përkushtimi në punë sepse pa përkushtim  suksesi është i pamundur, një dëshirë e vërtetë për të punuar dhe përparuar, një karakter i mirë që shoqëron stabilitetin dhe vetëkontrollin.

  1. Ku qëndron dallimi në mes pozicionit të profesorit dhe direktorit, pasi që keni dhënë më parë mësim në këtë shkollë?

Si profesoreshë  edukimi  ishte prioriteti im dhe isha përgjegjëse për arritjen  e standarteve më të larta të mundshme në punën dhe sjelljen e nxënësve. Sigurisht që isha shumë pranë nxënësve të mi. Si drejtoreshë jam shumë krenare për këtë pozicion. E  rrethuar nga respekti i  kolegëve të mi fitoj vullnet edhe më të madh për të arritur qëllimin tim me mbështetjen e tyre sigurisht!

 

3.Cilat janë hapat e para që keni ndërmarrë nga posti i drejtoreshës, e të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës në shkollë?

Menjëherë pas marrjes së detyrës, kuptova atë që mendova se ishte më se e nevojshme, pra shembja e murit që na prishi imazhin e shkollës sonë dhe kështu na diskriminoi, më dukej si një ndarje dhe më shqetësoi shumë sepse në shkollën tonë të gjithë jemi të barabartë në  institucionin, të gjithë gëzojmë të njëjtat të drejta dhe nuk ka vend për diskriminim. Hapi i dytë ndërtuam tre hapësira të reja në shkollë, njëra prej të cilave është “Dhoma e Takimeve”, e cila do të shërbejë për biseda të ndryshme në mes mësimdhënësit dhe nxënësit do të zhvillohen takime me  psikologë, prindër e profesorë,… ambijent shumë i këndëshëm është posaçërisht Këndi i Takimeve të cilin mund ta shfrytëzojmë të gjithë. U  ndërtua një portë e re, u mbollën fidanë, u vendos rampa dhe u rregullua parkingu për punonjësit e këtij institucioni, Eco Parku u rregullua, u vendosën tavolina dhe ulëse  për mësimin  në natyrë,  si dhe u  shtruan tavolina për të luajtur pingpong dhe aktivitete sportive.

  1. Na thoni diçka për suksesin e nxënësve në garat shtetrore dhe jashtë saj?

Jemi shumë krenarë për nxënësit tanë. Në radhë të parë si drejtoreshë e shkollës jam krenare  për kolegët e mi mentorë, për punën dhe mundin e tyre, kohën që kalojnë me nxënësit jashtë programit mësimor dhe rezultatet janë të dukshme. Nxënësit tanë morën pjesë në shumë gara si ato shtetrore ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Veçoj këtu garat e Hippo – Competition, Kengur pakufi, garat shtetrore nga gjuhët, e posaçërisht garat në gjuhën gjermane.Po ashtu punimet e nxënësve tanë janë gjetur edhe në “Ditët e Dragana Radulloviqa” si dhe në muret e shkollës së mesme “Petar Lubarda”, konkretisht në ekspozitën e tyre ku edhe janë shpërblyer me çmime. Nuk kanë munguar as çmimet nga fusha e sportit.

  1. Cilat janë planet tuaja për zhvillimin e shkollës?

Planet e mia për të ardhmen janë të lidhura me rregullimin dhe zgjerimin e hyrjes së shkollës, ndërtimin e rrethrrotullimit dhe betonimin e disa hapësirave rreth shkollës. Mendoj të hapim një kantinë ku nxënësit tanë do të mund të blejnë ushqimin e mëngjesit brenda hapësirave të shkollës si dhe realizimin e të gjitha planeve të cilat janë të parapara me planin aksional.

Me këtë rast dëshiroj t’i falenderohem donatorëve të cilët  çdo herë janë të gatshëm ta ndihmojnë shkollën tonë si:

  1. Klubi i futsalit – Dolcinium me drejtor Beto Drenjanin
  2. Klubi i hendbollisteve – me drejtor Hafiz Muriq
  3. Klubi i futsalit -Ulqin me drejtor Bajram Baftijari
  4. Gragja Comerc
  5. Klubi i hendbollisteve -Mustaf Muqko Kollari
  6. Sekretariatin për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e mjedisit z. Adnan Alibegun dhe Gazmend Kaleziqit si dhe drejtorin e Ndërmarrjes komunale Skender Kaleziqin. Në falenderim i veçantë shkon për Shoqatën “Ulqini” të Njujorkut me në krye me Xhemal Lanicën, si dhe bashkatdhetarët në diaspor të cilët çdoherë nga ofrojnë ndihmë dhe përkrahjen e tyre.
  7. Të falënderuarit, zemërgjerësia dhe të bërit mirë janë virtyte të njerëzve të mëdhenj. Me këtë rast në emër të shkollës duke përfshirë këtu nxënësit dhe mësdhënësit si dhe në emrin tim personal dëshiroj t’i falënderohem Shoqatës “Ulqini” nga Njujorku të cilët kanë treguar zemrën e tyre të madhe duke na ndihmuar dhe lehtësuar rrugën drejt dijes. I falënderojmë të gjithë të cilët nevojat e fëmijëve i vënë në vend të parë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komuna: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN – ASFALTIMIN E BULEVARDIT TEUTA DHE RRUGËS “28 DHJETORI”
Komuna: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN – ASFALTIMIN E BULEVARDIT TEUTA DHE RRUGËS “28 DHJETORI”

Komuna e Ulqinit dhe SH.P.K. Putevi Bar, si ofertues me ofertën më të volitshme, kanë lidhur Kontratën për Rindërtimin – Asfaltim të Bulevardit Teuta dhe Rrugës “28 Dhjetori”. Vlera e kontratës së nënshkruar

Veprimtaritë Komunale: APEL QYTETARËVE PËR DEPONIMIN E DUHUR TË MBETURINAVE
Veprimtaritë Komunale: APEL QYTETARËVE PËR DEPONIMIN E DUHUR TË MBETURINAVE

U lutemi që në kontejnerët për mbeturina shetpiake të mos hidhni materiale ndezëse apo material të ndezur. Në këtë rast patëm problem një eksplozion mbrenda kamionit për transportin e mbeturinave ku hiri

Horizonti i Ri: TË RINJTË MËSOJNË PËR RREZIKUN NGA DEZINFORMIMI NË MEDIA
Horizonti i Ri: TË RINJTË MËSOJNË PËR RREZIKUN NGA DEZINFORMIMI NË MEDIA

Fundjavën që shkoi OJQ Horizonti i Ri realizoi edhe një sesion trajnues me të rinjtë nga Malësia dhe Ulqini. Mysafir ligjërues në këtë aktivitet ishte gazetari Ismet Kallaba, i cili për vijuesit e programit

Uruçi: FASADAT NË FOKUSIN E BASHKËPUNIMIT TË KOMUNËS DHE FAKULTETIT NË TIRANË
Uruçi: FASADAT NË FOKUSIN E BASHKËPUNIMIT TË KOMUNËS DHE FAKULTETIT NË TIRANË

Studentët e vitit të pestë dhe profesorët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) të Universitetit Politeknik të Tiranës, qëndruan këtë fundjavë në Ulqin. Arsyeja e vizitës ishte detyra e tyre

CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën më 30 nëntor, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Në periudhën prej orës 8 deri në 15,00 – Pistulli,